Sot, qyteti i Ferizajt përkujton me nderim dhe krenari dy nga bijtë më të shquar të tij – dëshmorët Hyrë Emini – Mira dhe Brahim Ademi – Teteja. Jeta dhe sakrifica e tyre për lirinë dhe të ardhmen e brezave pasues janë frymëzim i përhershëm për ne të gjithë. Hyrë Emini – Mira, simbol i guximit dhe vendosmërisë së gruas shqiptare në luftë, u bë shembull i rrallë i sakrificës dhe përkushtimit. Me armë në dorë dhe ideal në zemër, ajo tregoi se liria kërkon shpirt të madh dhe guxim të pashoq. Emri i saj do të qëndrojë gjithmonë në ndërgjegjen tonë si një grua që zgjodhi rrugën e lavdisë përmbi çdo gjë tjetër. Brahim Ademi – Teteja ishte një luftëtar i vendosur, i cili besoi thellësisht në çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona. Me zemër të pathyeshme dhe përkushtim ndaj kombit, ai dha gjithçka për një ideal të madh. Rruga që ai ndoqi ishte e vështirë, por e lavdishme dhe sot ne i kujtojmë me krenari kontributin dhe flijimin e tij. Lavdi përjetë jetës dhe veprës së tyre! 🌳Në nderim të tyre, kompania jonë NPL "Ambienti" Sh.A kujdeset me përkushtim për mirëmbajtjen e lapidarëve që përkujtojnë këta heronj të kombit, për ta ruajtur të gjallë kujtimin dhe nderimin ndaj sakrificës së tyre.
© NdĂ«rmarrja publike lokale Ambienti. TĂ« gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit