🌍 Dita e Tokës – 22 Prill 2025

Sot, për nder të kësaj dite të rëndësishme për ambientin dhe të ardhmen tonë të gjelbër, kompania N.P.L "Ambienti" Sh.A mori pjesë në një aktivitet simbolik për përmirësimin e hapësirave të gjelbra në qytetin tonë të Ferizajt. Drejtori i kompanisë z. Arton Gavazi, së bashku me ekipin e përkushtuar të punëtorëve tanë të hapësirave të gjelbra dhe së bashku me kryetarin e komunës së Ferizajt z.Agim Aliu,anëtarë të tjerë komunal,qytetarë vullnetarë dhe pjestarë të KFOR-it zhvilluan këto aktivitete: 🌳 Mbjellja e fidanëve në disa zona të qytetit 🌼 Mbjellja e luleve dekorative për ta bërë qytetin më të bukur dhe më të gjallë ♻️ Kujdesi për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra 🤝 Bashkëpunim ndërinstitucional për promovimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për përkushtimin dhe dashurinë ndaj natyrës! Le ta kujtojmë çdo ditë rëndësinë e tokës dhe të mbrojmë së bashku ambientin tonë! #DitaETokës #Ambienti #Ferizaj #TëGjelbrat #MbrojmëNatyren #FidanePërTëArdhmen

Kontakti

Deshmoret e Kombit

+012 345 67890

[email protected]

Na ndiqni

© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit