Viti 2024 me N.P.L "Ambienti" Sh.A – Për një të ardhme më të pastër!

✨ Viti 2024 me N.P.L "Ambienti" Sh.A – Për një të ardhme më të pastër! 🌟 Ky vit ka qenë i mbushur me përkushtim dhe vullnet të palodhur për të përmirësuar mjedisin ku jetojmë e punojmë. Ekipi ynë ka dhënë maksimumin për të realizuar një sërë punësh vullnetare, duke kontribuar për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe duke krijuar një mjedis më të gjelbër dhe më të pastër për të gjithë 🌍💚. 📍 Disa nga punët e realizuara gjatë vitit 2024: - 🚜 Kositje e barit dhe 🌳 mirembajtje në Poligonin e Policisë, duke ndihmuar në mirëmbajtjen e një hapësire funksionale dhe të sigurt për trajnime. - 🎨Ngjyrosje e rrethojave,✂️ krasitje e drunjve dekorativë, 🧹 pastrim dhe 🌿 kositje bari në 🏫shkollat e qytetit dhe të fshatrave si Pleshine, Komogllave, Lloshkobare, Surqine,Dardani,Greme e të tjera fshatra dhe shkolla,duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të pastër dhe të këndshëm për nxënësit dhe mësimdhënësit. - 🏛️ Kujdes dhe pastrim i hapësirës pranë Prokurorisë dhe Gjykatës, duke siguruar që këto vende të jenë të mirëmbajtura dhe të rregullta për të gjithë. - 🌼 Kositje e barit dhe mirëmbajtje e hapësirës te Qendra e Aftësimit Profesional, duke mbështetur një ambient frymëzues për ata që synojnë të mësojnë dhe të zhvillohen profesionalisht. - 🏞️ Përkujdesje për shumë hapësira të tjera publike, që mund t’i shihni në 📸 fotografitë e bashkëngjitura! Këto punë janë kryer falë përkushtimit të madh të ekipit tonë, që gjithmonë i përgjigjet nevojave të komunitetit me zell dhe përgjegjësi. 🎯 E ardhmja: Angazhimi ynë nuk përfundon këtu! Në vitin 2025, do të vazhdojmë me të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim për të mirëmbajtur hapësirat publike dhe për të sjellë një ndryshim pozitiv në komunitetin tonë. #Ambient2024 #Vullnetarizëm #PërNjëTëArdhmeTëGjelbër #PunëVullnetare

Kontakti

Deshmoret e Kombit

+012 345 67890

[email protected]

Na ndiqni

© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit