🟢Drejtori i NPL "Ambienti", Arton GAVAZI, ka merr pjesë në Panairin IFAT në Munich të Gjermanisë, me ftesën e GIZ-it Gjerman dhe Asociacionit PAMKOS, i cili panair është ndër më të mëdha në Evropë, me pjesmarrje të prudhuesve dhe përfaqësuesve të kompanive më të mëdha në Botë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. ♻️Ky Panair është shumë i rëndësishëm për të njohur me inovacionet e viteve të fundit, deri në arritjet robotike, të cilat mund të përdoren për mirëmbajtjen e hapësirave publike në mënyrë që të kemi ambient të pastërt për të gjithë qytetarët. Konfirmojmë përkushtimin dhe vizionin tonë të qartë, për ambiente të pastërta 🧹dhe të gjelbërta 🍀 në Komunën e Ferizajt, njejtën kohë do të vazhdojmë me furnizime me pajisje dhe makineri në nevojshme inovative për nevojat e NPL "Ambientit".
© NdĂ«rmarrja publike lokale Ambienti. TĂ« gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit