Urime 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Festa e 1 Majit shënon një moment të rëndësishëm në historinë e punës dhe të punonjësve në të gjithë botën. Kjo ditë, e njohur si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, mbart me vete një kuptim të thellë solidariteti, luftës dhe përpjekjeve për të drejtat e punonjësve. Është një ditë e përkujtimit të luftës së tyre për të drejta themelore, siç janë siguria në punë, pagesa e drejtë dhe kushtet e punës dinjitoze. I lumtur që kemi bërë veprime të prekshme sa i përket kushteve të punës, mjeteve mbrojtëse, në mirëqenien ekonomike, si dhe mjete dhe makineri nevojshme për punë, për punonjësit tonë të NPL "Ambienti", të cilët natyrisht e meritojnë çdo herë më të mirën e mundshme. Arton GAVAZI Kryeshef Ekzekutiv NPL "Ambienti"
© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit