Drejtori i NPL "Ambienti" viziton Kompaninë "Çabrati" në Gjakovë! Drejtori i NPL "Ambienti" Sh.A, z.Arton GAVAZI, sot ishte i pranishëm në takim së bashku me përfaqësuesit e GIZ-it Gjerman, përfaqësues nga EU, Asociacionit PAMKOS, kryeshefat e ndërrmarrjeve publike të Kosovës, në Kompaninë "Çabrati" në Gjakovë. Takimi i përbashkët u organizua nën vazhdën e takimeve që organizon PAMKOS në ndërmarrjet publike, me qëllim të njoftimit nga afër me shërbimet dhe operimin e ndërmarrjeve, sfidat e ndërmarrjeve, pilotimet e ndarjes në burim si dhe proceseve tjera të nisura në kuadër të sektorit për menaxhim të mbeturinave. I lumtur me arritjet e KRM "Çabrati" me Kryeshef z.Ferizi, për punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve, ky takim natyrisht shërbeu me shkëmbimin e përvojave të secilit në takim.
© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit