Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës ✨ Vazhdojnë Sukseset e Skemës "Qeveria për Familjet" Skema "Qeveria për Familjet" 🏡 vazhdon të japë mbështetje të drejtpërdrejtë për punësimin, duke garantuar që çdo familje në Kosovë 🇽🇰 të ketë të paktën një anëtar të punësuar. 🚀 Vitin e kaluar, ndërmarrja publike "Ambienti" 🌿 dhe Zyra e Punësimit në Ferizaj 🤝 nisën një bashkëpunim të frytshëm, ku pas subvencionimit nga Qeveria për 6 punëtorë përmes kësaj skeme, të gjithë u angazhuan me kontrata afatgjate në këtë ndërmarrje. Pas suksesit të vitit të kaluar, sot, Drejtori i NPL "Ambienti" Sh.A Ferizaj, Arton Gavazi, dhe Drejtori i Zyrës së Punësimit në Ferizaj, Naim Gashi, nënshkruan një marrëveshje të re bashkëpunimi. 👏📄 Kjo hap dyert për më shumë punësim edhe për këtë vit, duke thelluar ndikimin pozitiv në ekonominë lokale dhe duke ofruar mundësi të reja për qytetarët. 💼🌱
© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit