Sot Kryeshefi Ekzekutiv i NPL "Ambienti" Ferizaj, z.Arton Gavazi, në kuadër të frymës të bashkëpunimit, ka vizituar Kampin Ushtarak Amerikan Bondsteel, i cili është pritur nga Komandanti i LMT-së z.Richardson. Kampi Bondsteel ka disa objekte në bazë, të gjitha të ndërtuara me ndihmën ushtarake të SHBA-së, të cilat përdoren si nga ushtarët ashtu edhe nga punonjësit civilë. Baza mund të strehojë deri në 7000 ushtarë, duke e bërë atë bazën më të madhe amerikane në Ballkan.
© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit