Më 17 Shkurt 2008, 🇽🇰 Kosova u bë shtet i pavarur! Le të kujtohemi se çka përjetuam deri tek çasti i pavarësisë dhe çka përjetuam pas saj. Kaluam nëpër një kohë, me plotë dhembje e trishtim, liria na bëri të lumtur, ku përjetuam gëzimin, ai gëzim që shpërthen në sytë e të gjithë shqiptarëve. Sot, së bashku festojmë një arritje të madhe historike për kombin tonë. Në këtë ditë, ashtu siç në çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë dhe përulemi me nderimin dhe mirënjohjen me të thellë, para luftëtarëve, intelektualëve, veprimtarëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që dhanë jetën për ta gëzuar këtë ditë. Urime dhe shumë dashuri mes nesh🇽🇰🇽🇰 NPL "Ambienti" Ferizaj Kryeshef Ekzekutiv, Arton GAVAZI
© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit