🅿️𝐏𝐀𝐑𝐊𝐈𝐍𝐆𝐔 𝐍𝐄̈𝐍𝐓𝐎𝐊𝐄̈𝐒𝐎𝐑 𝐈 𝐐𝐘𝐓𝐄𝐓𝐈𝐓 𝐍𝐄̈ 𝐅𝐄𝐑𝐈𝐙𝐀𝐉 🚙🚘 Parkingjet nëntokësore janë një inovacion urban që po bën ndryshime thelbësore në mjedisin urban. Me rritjen e popullsisë dhe numrit të veturave, këto parkime ofrojnë një zgjidhje të mirë për sfidat e hapësirës së kufizuar. Automatizimi dhe përdorimi i teknologjisë moderne lejojnë përdoruesit të gjejnë dhe të përdorin parkimet në një mënyrë më të lehtë dhe efikase, duke reduktuar kohën e kërkesës së një vend parkimi. 🅿️Parkingu nëntokësor i qytetit në Ferizaj, posedon sistem të kamerave të sigurisë, ndriçim, senzor të parkimit veturave, 2 arka për pagesë dhe mundësi për parkim të lehtë të veturave për qytetarët që e frekuentojnë.
© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit