Fillimi i vitit 2024 i mbarë për NPL "Ambienti" Ferizaj.

Fillimi i vitit 2024 i mbarë për NPL "Ambienti" Ferizaj Kujdesi për punonjësit e NPL "Ambienti" është në qendër të çdo vendimi të kompanisë sonë. Tashmë, për të gjithë punonjësit 👷🏻‍♂️tonë kemi bërë furnizimin me🦺 pallto kundër shiut, 👖pantollona të trash, 🥾këpucë pune dhe 🌂ombrella, për të siguruar një ambient pune më të sigurt dhe më të këndshëm, gjë që ky veprim është një tregues i angazhimit tonë në shëndetin dhe mirëqenien e ekipit tonë. Besimi ynë është se kur punonjësit ndjehen të kujdesur dhe të mbrojtur në ambientin e punës, ata mund të fokusohen më mirë në detyrat e tyre dhe të ndihen më të përgatitur për sfidat e ditës. Kjo nxit një kulturë të përmirësimit të qëndrueshëm, duke i dhënë ekipit tonë mundësinë për të shkëlqyer dhe për të kontribuar në suksesin tonë të përbashkët. NPL "Ambienti" Ferizaj 04.01.2024

Kontakti

Deshmoret e Kombit

+012 345 67890

[email protected]

Na ndiqni

© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit