🦺Punonjësit e NPL "Ambienti" kanë përfunduar aksionin për lirimin e trotuarit nga barishtet gjëmbore dhe barishteve tjera, përskaj Ndërmarrjeve Publike "Pastërtia" dhe "Bifurkacioni". 👷🏻♂️Në këto pjesë ka qenë e nevojshme të intervenohet, për arsye se trotuari ishte i bllokuar, dhe për faktin që ka frekuentim të madh të qytetarëve të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë, për marrjen e shërbimeve tek Qendra e Mjekësisë Familjare 4, dhe fëmijët të cilët i dërgojnë tek Kopshti "Ardhmëria Jonë". Për qytetin e gjelbërt dhe të pastër🧤🌳♻️
© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit