Të dashur qytetarë, tani më jemi në prag të festës së 28 Shtatorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, 👷🏻♂️Punonjësit e NPL "Ambienti" gjatë kësaj jave kanë qenë shumë të angazhuar dhe kanë treguar një kujdes të veçantë 🙏 në mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve🧹, mirëmbajtjen e lapidarëve🧤, pastrimin dhe 💦larjen e tyre, gjithashtu në vendosjen e flamujve të rinjë 🇽🇰🇦🇱në të gjitha lapidarët e dëshmorëve në Komunën e Ferizajt✅. 🇦🇱🇽🇰Vendosja e flamujve të rinj nëpër lapidare dhe kujdesi ndaj dëshmorëve, mendojmë që është një mënyrë për të nderuar dhe ruajtur kujtimin e tyre, njejtën kohë japin një freski dhe ngjallin ndjenjën e përkushtimit ndaj atyre që kanë sakrifikuar jetën për lirinë tonë. 🇽🇰🕊️ Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit.
© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit