Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale, Arton Gavazi me bashkëpuntorë, priti në takim drejtuesit e njësisë LMT në KFOR-in amerikan nga Kampi Bonsteel, z.Marby Komandant i njësisë, z.Mcintosh zv. komandant i njësisë dhe znj. Vance. Drejtori Gavazi dhe KFOR-i u pajtuan që të vazhdoj bashkëpunimi në dobi të interesit të përgjithshëm, njejtën kohë do të shiqohet mundësia e bashkëpunimit operativ në mbrojtjen e mjedisit dhe për një ambient të pastër. Vlerësohet se gjendja e sigurisë në Ferizaj vazhdon të jetë e qetë dhe nën kontroll, ku njëherit z.Gavazi shprehu falënderimin për ekipet e KFOR-it amerikan për mbështetjen e interesimin e vazhdueshëm për këtë gjendje. #nplambientiferizaj
© Ndërmarrja publike lokale Ambienti. Të gjitha drejtat e rezervuara. Powered by ProgInfinit